Saturday , 7 December 2019

VLLAZNIA MUND 3 – 2 PRISHTINËN NË KUPËN E 100 VJETORIT

“Viti I Vllaznisë” ka vijuar me një tjetër aktivitet të organizuar nga Bashkia Shkodër me rastin e 100 Vjetorit të krijimit të shoqnisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për kupën e organizuar në volejboll ku përballë ekipit shkodran në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë ekipi I Prishtinës. Ndeshja ka qenë shumë e bukur dhe jo më kot ka shkuar në set final, aty ku me pikën e shënuar në fund nga Qafarena, Vllaznia e fitoi 3-2 atë dhe kësisoj edhe kupën e vënë nga organizatorët.

Ka qenë drejtori I klubit Mark Kroqi ai që ia ka dorëzuar kapitenit këtë kupë e cila mbi të gjitha kishte vlera historike sepse u organizua me rastin e jubileut të klubit shkodran.Kapiteni I Vllaznisë Nikolin Qafarena është shprehur I lumtur për këtë fitore dhe ka deklaruar se ekipi edhe sivjet do të synojë të jetë në nivele të larta.

Nga ana tjetër, në emër të Prishtinës ka folur volejbollisti Istref Elezaj I cili deklaroi se e rëndësishme është që miqësore dhe bashkëpunime të tilla në mes dy klubeve të vijojnë edhe në të ardhmen.

Festimet e 100 vjetorit për sportin e volejbollit do të vijojnë më tej sepse Bashkia Shkodër në një ceremoni tjetër do të nderojë disa prej më të mirëve të këtij sporti në 100 vjet histori.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …