VLLAZNIA MUND 6-1 VORËN. DIFERENCA +10 ME ERZENIN

Vllaznia ka arritur një fitore shumë të thellë ndaj Vorës në transfertë në shifrat 6-1 dhe njëkohësisht ka përfituar sërish nga humbja e Erzenit në Shënkoll duke bërë që diferenca me të tashmë të shkojë në 10 pikë. Çka do të thotë se kuqeblutë tashmë janë thuajse me një hap në Superligë. Sa I takon takimit të sotëm, fitorja ndaj Vorës nuk ka qenë shumë e vështirë për t’u arritur.

Që në minutën e 5-të shkodranët kanë kaluar në avantazh. Gurishta pas shpinës së mbrojtjes vendase merr bukur një top, gjuan por portieri largon topin që shkon tek Kruja i cili ndjek aksionin dhe nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Me kalimin e minutave ekipi shkodran e kontrollon lojën, madje mund të kishte shënuar edhe ndonjë gol tjetër me anë të Zhunior apo dhe lojtarëve të tjerë. Edhe Vora u mundua qe herepashere te rrezikonte porten e Sherrit dhe ne minuten e 37-te Myslymi ka qene fare prane golit te barazimit por ka qene portieri i Vllaznise ai qe ka shpetuar skuadren e tij nga goli i barazimit. Megjithate ate qe se beri Vora do ta bente Vllaznia e cila me ane te Krymit do te dyfishonte shifrat ne minuten e 43-te. Ne kete menyre ekipi shkodran po shkon i sigurte drejt fitores se ndeshjes. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur me fitoren e saj 2-0. Edhe e dyta nis në të njëjtën mënyrë. Në minutën e 48-të ka qenë Hajdari që ka trefishuar shifrat dhe gjashtë minuta më vonë, kapiteni I Vorës Deliallisi do të ndëshkohej me karton të kuq, duke ia bërë edhe më të lehtë dominimin kuqebluve.

Për pasojë, në minutën e 62-të do të vinte edhe rradha e brazilianit Zhunior për të shënuar golin e katërt të kësaj ndeshje. Edhe më pas në fushë do të jetë Vllaznia, madje këtë herë protagonist me golat e tij do të ishte nigeriani Eziamaka që do shënonte dy herë në minutat 79 dhe 82. Në shtesë ndërkohë Vora do të shënonte golin e nderit me anë të Myslymit dhe përfundimisht 6-1 për kuqeblutë të cilët ecin të sigurtë drejt Superligës.

Lexoni dhe kete

IZMIR SMAJLAJ REKORD TË RI KOMBËTAR NË “LORO BORIÇI”

Pas shumë vitesh kampionati kombëtar I atletikës për të rritur është rikthyer të zhvillohet në …