“VLLAZNIA MUND TË FITOJË EDHE NDAJ PARTIZANIT”

Vllaznia bëri një hap të gabuar duke barazuar në shtëpi ndaj Kastriotit, megjithatë rezultatet e ndeshjeve të tjera të javës së 16-të kanë folur në favor të ekipit shkodran sepse e ka ruajtur diferencën prej 9 pikësh me ndjekëset e saj më të afërta.

Javën e ardhshme kuqeblutë do të luajnë në Elbasan ndaj Partizanit të vendit të dytë. Një sfidë shumë e rëndësishme kjo për të cilën në fakt, trajnerë dhe specialistë të futbollistë të cilët kanë qenë të ftuar në emisionin “Sport Arena” janë shprehur të bindur se Vllaznia mund t’ia dalë të fitojë…

Ndeshja Partizani- Vllaznia do të luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe rezultati i kësaj sfide mund të përcaktojë shumë gjëra për të ardhmen e kampionatit dhe për këtë arsye në Shkodër janë duke e vlerësuar maksimalisht atë.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …