VLLAZNIA MUND TIRANËN ME NJË FESTË TË MADHE NË “QAZIM DERVISHI”

Mbrëmja e së shtunës do të mbahet mend gjatë nga tifozët shkodranë. Ata kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” për të mbështetur Vllazninë në ndeshjen ndaj Tiranës, por edhe për të nderuar një nga emrat e mëdhenj të basketbollit shkodran, Bledar Gjeçajn në festën e tij.

Gjithçka ka qenë e përkryer në një ndeshje ku nuk kanë munguar të jenë prezent as Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia e ka kontrolluar atë nga fillimi e deri në fund, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren, madje diferenca ka shkuar deri në 30 pikë duke treguar më së miri ndryshimet e mëdha në mes dy ekipeve. Pas ndeshjes, presidenti Xhaferi është shprehur i lumtur për këtë fitore dhe festë sportive.

Diferencën e madhe me Vllaznisë si në rezultat por edhe në objektiva e ka pranuar edhe trajneri i Tiranës Erkand Karaj në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes.

Mbrëmja e së shtunës ndërkohë do të mbahet mend gjatë edhe për nderimin që iu bë njërës prej figurave më të madhe të basketbollit shkodran, Bledar Gjeçajt, me rastin e 50 vjetorit të tij të lindjes. Ai vetë është parë shumë i emocionuar nga nderimi që iu bë nga presidenti i Vllaznisë Xhaferi por edhe nga ai i Republikës, Meta dhe për mediat është shprehur.

Mbrëmje të tilla si ajo e së shtunës në fakt është mirë të ketë shpesh, si në rezultate për ekipet e Vllaznisë por edhe për nderimin e figurave sportive që Shkodër për fat i ka me shumicë.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …