VLLAZNIA MUNDET 1-2 EDHE NGA TEUTA

Vllaznia ka pėsuar njė tjetėr humbje nė kampionat duke I rėnduar dhe mė shumė pozitat e saj nė renditje. Pasditen e sė dielės ajo ėshtė mundur me rezultatin 1-2 nga Teuta nė ndeshjene  luajtur nė stadiumin “Loro Boriēi”. Fatet e kėtij takimi janė vendosur nė minutėn e 22-tė kur mbrojtėsi Antonio Marku ėshtė ndėshkuar me kartonin e dytė tė verdhė dhe pėr rrjedhojė ka marrė edhe tė kuqin. Goditja e dėnimit e ardhur nga ky moment, ka sjellė edhe golin e parė tė durrsakėve, shėnuar nga Deliallisi. Nė minutėn e 32-tė, Magallanes do tė shėnonte edhe golin e dytė duke fundosur kuqeblutė. Pjesa e parė do mbyllej 2-0 pėr Teutėn. Nė fillimin e pjesės sė dytė, Soza do tė ngushtonte shifrat nė minutėn e 47-tė, por vetėm kaq sepse ata nuk kanė forcė pėr mė shumė. Nė pjesėn e dytė, do tė kishte edhe tre kartona tė tjerė tė kuq, dy pėr Teutėn kur janė ndėshkuar Nika dhe Pepa ndėrkohė qė nė fund tė ndeshjes ka marrė kartonin e dytė tė verdhė edhe Gocaj pėr Vllanzinė. Pėrfundimisht Teuta ka fituar 2-1 brenda nė Shkodėr duke ia rėnduar edhe mė shumė pozitat kuqebluve por trajneri I saj Baldo Raineri, ndonėsė pritej tė japė dorėheqjen, nuk e ka dhėnė atė por ka thėnė se do vazhdojė punėn ndėrkohė qė trajneri I Teutės Hasan Lika ėshtė shprehur I kėnaqur pėr marrjen e fitores nė Shkodėr…..

Vllaznia ka mbetur me vetėm 8 pikė nė tabelėn e renditjes duke mbajtur tashmė vendin e tetė megjithatė e ardhmja nuk duket shumė pozitive pėr kėtė skuadėr.

Lexoni dhe kete

MARTINI: KA ENDE SHPRESE, EDHE PSE SHUME E VESHTIRE

Ende ka shprese, dhe matematikisht edhe pse shume e veshtire Vllaznia mund te mbijetoi, por …