VLLAZNIA NDAHET NE BARAZIM NDAJ FLAMURTARIT

Vllaznia lëshon 3 pikë që i kishte në dorë, duke dalë me vetëm një barazim nga stadiumi i Flamurtarit. Një gol në minutën e 94′ nga Kamara i ka hequr mundësinë shkodranëve që të dalin me fitore nga përballja me vlonjatët. Një takim që që po shkonte drejt fundit me fitoren e Vllaznisë.

Kjo pasi në minutën e 84′ Ribaj përfitoi nga një gabim i Pollozhanit dhe mposhti portjerin Nurkoviç. Ndërkohë, më herët, në minutën e 59′ Vuçaj gaboi nga pika e bardhë pasi goditja e tij u prit nga Nurkoviç. Një penallti e fituar nga Çinari por që nuk u shfrytëzua siç duhet nga mesfushori shkodran.

Nga ana tjetër, shtylla i ka ardhur disa herë në mbrojtje kuqebluve, pas disa rasteve të rrezikshme të skuadrës së Flamurtarit. Gjithsesi, pas këtij barazimi Vllaznia mbetet në vendin e 8-të, por tashmë në kuotë të njëjtë pikësh me Teutën e vendit të parafundit dhe me 2 pikë më pak se Kamza. Pikërisht me këtë kundërshtar do të përballet të mërkurën në Shkodër.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MERR TROFEUN E DYTË SEZONAL

Vllaznia U-19 ka marre sot kupen e dyte te ketij sezoni, ate si kampione e …