VLLAZNIA NDAHET NE BARAZIM NE SFIDEN NDAJ KAMZES

Kamza dhe Vllaznia kane ndare nga nje pike ne ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes ne Kamez. Asnjera prej skuadrave nuk arriti te shenoje dhe per pasoje i gjithe takimi u mbyll ne barazim pa gola 0-0.

Skuadra shkodrane e nisi lojen me formacionin e saj me te mire megjithate ne minutat e para nuk arriti te orientohej siç duhet ne fushen e lojes. Madje ne minuten e 4-te vendasit kane qene shume prane golit. Me kalimin e minutave, Vllaznia e permiresoi disi lojen e saj megjithate pa u ngjitur per asnje moment ne lartesine e duhur. Kuqebluve u kane munguar rastet ne kete pjese te pare. E dyta nisi me nje zevendesim per ta. Krymi i la vendin Tafilit ne mesfushe. Pritej qe Vllaznia te permiresonte diçka ne lojen e saj.

Por ne fakt edhe ne minutat e para te se dytes, loja e saj ishte e njejte. Ne minuten e 61-te nderkohe Sukaj vepron mire nga e majta, fut nje top ne zone per Liken qe nuk arrin ta shtyje drejt rrjetes. Kamza natyrisht qe nuk eshte e kenaqur me barazimin dhe kerkon te shtyje perpara por i mungojne rastet. Shkodranet kryejne edhe zevendesimin duke larguar Gocajn e demtuar dhe ne vend te tij eshte Pjeshka. Ne minuten e 82-te Kalaja shenon por goli anullohet per pozicion jashte loje. Loja vazhdon dhe natyrisht edhe perpjekjet e te dy skuadrave per gol.

Arbitri Jorgji akordoi 4 minuta shtese. Ne te paren Vucaj me nje goditje denimi eshte prane golit. Raste te tjera nuk do kete dhe perfundimisht barazim 0-0. Gjithsesi nje barazim i vlefshem per Vllaznine.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …