Wednesday , 20 June 2018

VLLAZNIA NDAHET NE BARAZIM ME PARTIZANIN

Vllaznia dhe Partizani kane ndare nga nje pike ne “Loro Boriçi”. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, ato nuk kane arritur te shenojn dhe kesisoj e kane mbyllur kete perballje me rezultatin 0-0.

Skuadrat e kane nisur ndeshjen me ato formacione qe kishin deklaruar me perpara dhe bazuar ne to, dukej qarte deshira e tyre jo vetem per te mos humbur por edhe per te tentuar fitoren. Ne minutat e para eshte Vllaznia qe zoteron mesfushen dhe kerkon te shohe herepashere drejt portes se Hoxhes. Megjithate mungojne rastet e rrezikshme. Sakaq Partizani kerkon te shfrytezoje shpejtesine e Bardhit.

Ne minuten e 34-te nje rast i mire per Vllaznine por gjuajtja e Sukajt pritet nga portieri mik. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 0-0. Ne te dyten duket sikur Partizani zgjohet dhe ne minuten e 57-te Bardhi eshte prane golit por Sherri ben heroin. Edhe dy minuta me vone eshte perseri portieri i Vllaznise qe grushton nje tjeter top te gjuajtur nga Batha. Te kuqte e interpretojne me mire pjesen e dyte nderkohe qe Vllaznia detyrohet te kryeje dy zevendesime pas demtimeve te Berishes e Gocajt. Me kalimin e minutave shtohet deshira per gol tek te dy ekipet por lojtaret nxitohen. Edhe tre minutat e shteses nuk dhurojne asgje dhe perfundimisht barazim 0-0. Nje rezultat ky qe nuk ka kenaqur asnjerin prej ekipeve megjithate Vllazia duhet te shohe perpara.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …