Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA NË BASKETBOLL GJEN MIQËSOREN E PARË

Tek Vllaznia e basketbollit vijon puna për sezonin e ri. Kuqeblutë e koshit do të marrin pjesë sivjet në dy kompeticione, kampionatin shqiptar dhe Ligën Ballkanike. Për këtë arsye, edhe skuadra ka ndryshuar totalisht nga edicioni i kaluar ku janë afruar plot 5 lojtarë të huaj, pa harruar edhe trajnerin Nikolai Gospodinov. Ndërkohë, këtë të mërkurë klubi shkodran ka njoftuar edhe për miqësoren e parë në prag të sezonit të ri.

“Ditën e shtunë, me ftesë të Klubit të Basketbollit të Prishtinës, kuqeblutë e koshit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës për të zhvilluar një miqësore luksi me njërin prej ekipeve më të mira të Ballkanit, kampionët e Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00, duke i dhënë mundësinë teknikut kuqeblu të testoj forcën e ekipit, si edhe blerjet e reja për një përfaqësim dinjitoz në kampionatin shqiptar dhe Ballkan Ligë. Kjo miqësore pritet të pasohet nga ndeshje të tjera, të cilat do të konfirmohen në ditët në vazhdim.” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit të basketbollit Vllaznia.

Natyrisht ndaj Prishtinës do të jetë një ndeshje e vështirë, por më shumë se rezultati rëndësi ka paraqitja e lojtarëve në parketin e pallatit të sportit të Prishtinës. Ndërkohë në ditët e ardhshme pritet që klubi shkodran të zhvillojë të tjera ndeshje miqësore.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …