Thursday , 15 April 2021

VLLAZNIA NË BASKETBOLL PËR MESHKUJ E NIS ME HUMBJE SEZONIN E RI

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka nisur me humbje sezonin e ri në kampionatin kombëtar të basketbollit. Kuqeblutë janë mposhtur nga Teuta pasditën e së shtunës në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Një takim që nisi në mënyrë të keqe për skuadren shkodrane, e cila bëri shumë gabime, duke bërë që perioda e parë të mbyllej në favor të skuadres durrsake, me rezultatin 35 – 17.

Kuqeblutë mundohen të reagojnë në perioden e dytë, por Teuta është më e përgatitur dhe bën më pak gabime se kundërshtari.

Si rrjedhojë, pjesa e parë do mbyllej në favor të vendasve me rezultatin 58 – 43.

Në pjesën e dytë, Vllaznia duket një skuadër tjetër dhe fiton terren në parket, duke ngushtuar diferencën e pikëve. Kështu, perioda e tretë do mbyllej me vetëm 8 pikë diferencë, 70 – 62 në favor të Teutës.

Në periodën e katert pritej që Vllaznia të kthente avantazhin , por nuk do ndodhte kështu dhe Teuta do fitonte krejt takimin, me rezultatin e përgjithshëm 92 – 80.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se skuadra shkodrane, me shumë lojtarë të huaj në përbërje, nuk ka pasur shumë kohë për të bërë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit dhe si rezultat e nis edhe me humbje sezonin e ri, ndërkohë që pretendimet e drejtuesve janë për të arritur tek titulli i 10-të, edhe pse duket shumë e vështirë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …