Thursday , 20 February 2020

VLLAZNIA NË BASKETBOLL REALIZON NJË GODITJE NË MERKATO

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë një tjetër goditje në merkato. Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë, presidenti Xhaferi ka prezantuar sot blerjen e rradhës, pikërisht basketbollistin malazez Petar Krushovac. Sipas numrit 1 të basketbollit kuqeblu, kjo blerje është dhuratë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë, por nga ana tjetër ka premtuar se nuk do të jetë e fundit.

Ndërkohë lojtari i sapoardhur në prononcimin e tij të parë si basketbollist i Vllaznisë është shprehur se një nga arsyet që e bënë të pranojë ofertën e kësaj skuadre, ishin fjalët e mira që i ka thënë për këtë qytet dhe për tifozët kuqeblu ish- basketbollisti i kësaj skuadre Nikolla Gjokoviç.

Përkthimi: Arsyet që më bënë ta pranoja ofertën e Vllaznisë ishin projekti seriozi kësaj skuadre, ambicjet e presidentit dhe drejtuesve të tjerë por edhe fjalët e mira që më kishte thënë profesor Bledari. Kam ardhur për të dhëën më të mirën për këtë skuadër dhe për t’u shpallur kampion me të. Një tjetër arsye që më bëri të vij tek Vllaznia është Nikolla Gjokoviç me të cilin kam luajur tek Ulqini. Ai më ka folur jashtëzakonisht mirë për këtë qytet, për tifozët shkodranë dhe prandaj nuk hezitova dy herë, por I thashë ‘po’ kësaj oferte. Gëzoj një formë të mirë sportive dhe jam gati të nis e të jap kontributin tim për Vllazninë.

Me ardhjen e Krushovac dhe largimin e Hudson, skuadra ka marrë një formë tjetër por pritet që në ditët e ardhshme të ketë edhe të tjera lëvizje që do të bëhen për ta forcuar edhe më shumë Vllazninë që do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen …