Saturday , 14 December 2019

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK FITORJA

Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja. Keshtu, kuqeblute e koshit e kane nisur me fitore fazen e dyte te kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Nikolai Gospodinov ka mposhtur me rezultatin e thelle 64 – 92 ekipin Barleti Eagles, ne takimin e zhvilluar ne sallen sportive “Farie Hoti” ne kryeqytet. Ashtu siç pritej, kuqeblute do dominonin gjithe takimin, ku qe ne fillim mbyllin perioden e pare ne avantazh 17 – 25. Diferenca e pikeve thellohet ne te dyten dhe kesisoj pjesa e pare mbyllet ne shifrat 29 – 57 per Vllaznine.

E njejta situate do ishte edhe ne perioden e trete, aty ku Vllaznia e fiton 51 – 78 dhe ne fund krejt takimin ne shifrat 64 – 92. Duhet theksuar fakti se ne kete takim debutuan edhe 3 blerjet e fundit te Vllaznise: De Vonte, Burakçija dhe Harrison, te cilet zhvilluan nje paraqitje te mire bashke me pjesen tjeter te skuadres. Kjo ishte nje fitore teper e rendesishme per Vllaznine qe e ngjit ne kuoten e 10 pikeve pas 6 javesh kampionat, aq sa ka edhe kampionia Goga Basket dhe 1 më pak se Teuta kryesuese.

Tashme vemendja e ekipit shkodran perqendrohet tek ndeshja e Ballkan Liges, ku do luaje ne Kosove te merkuren 13 nentor ne ora 19:00, perballe ekipit te Pejes. Ne nje takim ku synohet nje paraqitje pozitive, pse jo edhe nje fitore.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, GRUMBULLIM NË POGRADEC PARA SKËNDERBEUT

Ndonëse situata tek Skënderbeu nuk duket shumë e mirë, shoqëruar kjo edhe me bojkot të …