Tuesday , 19 November 2019

VLLAZNIA NË BOKS KAMPIONE PËR TË 23-tën HERË

Shumë mund, shumë sakrifica por në fund gjithçka është shpërblyer. Vllaznia është shpallur për të 23-tën herë kampione e Shqipërisë në boks. Ky ka qenë verdikti i kampionatit të zhvilluar për tre ditë me rradhë në sallën sportive “Fahrije Hoti” të Tiranës. Me një rivalitet të madh me ekipin e Tiranës, shkodranët ia kanë dalë që të nxjerrin më shumë kampionë dhe të shpallen kësisoj edhe si ekipi më i mirë duke fituar edhe titullin kampion të rradhës. Vllaznia ka nxjerrë nga rradhët e saj plot 5 kampionë dhe pikërisht Klevis Cela, Bashkim Bajoku, Arton Shaqiri, Rexhildo Zeneli dhe Kristian Demaj. Trajneri Zef Gjoni në përfundim të kampionatit është shprehur i lumtur për këtë sukses të 23-të dhe ka deklaruar se nuk ka ndër mend të tërhiqet deri në moshën 80 vjeçare…


Nga rradhët e ekipit shkodran ka dalë edhe boksieri më i mirë i kampionatit teksa kupa ka shkuar për Rexhildo Zenelin. Në këtë mënyrë mbyllet me sukses edhe një tjetër kampionat dhe Vllaznia e boksit rrëmben edhe një tjetër titull kampion, duke e bërë atë ekipin me më shumë trofe në klubin shkodran.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …