Sunday , 25 October 2020

VLLAZNIA NË FUNDJAVË LUAN MIQËSOREN E 11-të

Fundjava e katërt pa ndeshje kampionati do të shfrytëzohet sërish për ndeshje miqësore nga ekipet e kampionatit shqiptar. Disa prej tyre do luajnë edhe në mesjavë ndërkohë që Vllaznia po mendon për të luajtur në fundjavë. Deri më tani ende nuk e kanë vendosur nëse do të luajnë të premten apo të shtunën, por problem mbetet gjetja e kundërshtarit.

Ka patur një ide për të luajtur ndaj Laçit, por ashtu si Vllaznia edhe kurbinasit janë duke punuar në fushën e stadiumit të tyre dhe nuk mund të luajnë aty. Po shikohet mundësia që të dy ekipet të gjejnë një vend tjetër për ta luajtur këtë ndeshje.

Megjithatë ekziston edhe një tjetër opsion që skuadra shkodrane të luajë në “Reshit Rusi” ndaj ndonjërit prej ekipeve të kategorisë së parë. Gjithsesi çdo gjë mbetet për t’u vendosur gjatë ditës së nesërme. Deri më tani Vllaznia ka zhvilluar 10 ndeshje miqësore, nga të cilat ka fituar 4, barazuar po aq dhe humbur 2 prej tyre.

Këto takime i kanë shërbyer stafit teknik për të koladuar sa më mirë formacionin dhe mënyrën e lojës dhe do të duhet të vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen.

Me shumë të ngjarë kampionati do të nisë më 17 tetor dhe deri atëherë, Vllaznia do të zhvillojë edhe 2-3 miqësore të tjera sepse ato janë e vetmja mënyrë për t’i mbajtur lojtarët në tonus.

Megjithatë, kjo shtyrje e nisjes së kampionatit ka krijuar një kaos të madh tek të gjithë ekipet dhe ato shpresojnë që gjithçka t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, duke besuar se do të gjendet edhe konsensusi me Qeverinë për kërkesat që ato kanë bërë.

Lexoni dhe kete

SUAD LICI IKËN, BENJAMIN NAKU ADMINISTRORI I RI I VLLAZNISË

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Largimi i tij nga drejtimi i klubit …