VLLAZNIA NE FUTBOLL PER FEMRA FITON KUPEN E SHQIPERISE

Vllaznia ne futboll per femra ka fituar serish Kupen e Shqiperise. Trofe ky qe eshte i pesti rradhazi per te. Ne finalen e ketij sezoni te luajtur ne “Elbasan Arena” vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Tirana AS. Nje rezultat qe tregon me se miri qe ky ekip ka me gjithe te tjeret ne vendin tone.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 8-te. Nje top i gjate i Doçit per Gjegjin eshte shfrytezuar siç duhet nga kjo e fundit qe me nje gjuajtje te forte e dergin ate ne rrjete. Kater minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte per vajzat shkodrane. Autore e saj do te ishte Luçie Gjini. Ne minuten e 29-te nderkohe do te vinte edhe goli i trete me autore Marsela Djegsinen. Po kjo futbolliste 10 minuta me vone do te shenonte serish per Vllaznine. Ne minutat shtese te pjeses se pare Tirana do te shenonte golin e saj te vetem ne kete ndeshje. Nderkohe ne pjesen e dyte, shkodranet do te shenonin edhe dy gola te tjere me ane te Grudes dhe Doçit me 11-metersh.

Perfundimisht 6-1 per Vllaznine qe shpallet serish fituese e Kupes edhe kete sezon. Ne fund te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezukit te medaljeve nderkohe qe emocionues ka qene momenti kur sekretari i pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku i ka dorezuar kapitene Franja kupen. Vllaznia ne kete menyre edhe njehere tjeter tregoi se nuk ka rivale ne futbollin e femrave ne Shqiperi.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …