Wednesday , 25 April 2018

VLLAZNIA NË FUTBOLL PËR FEMRA SHPALLET ‘KAMPIONE DIMRI”

Vllaznia në futboll për femra e ka mbyllur me fitore edhe ndeshjen e fundit të këtij viti. Atë ndaj “Juban Danjes” me të cilën ka fituar me rezultatin e thellë dhe të pastër, 6-0. Gjysma e golave janë shënuar në pjesën e parë dhe kanë patur për autore Franjen, Mujen e Paviçeviç. Ndërsa në të dytën, kanë shënuar Doçi një gol shumë të bukur me një goditje nga jashtë zone, Muja ka shënaur sërish golin e dytë të saj dhe të fundit e ka shënuar Gruda. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e mbyll kësisoj vitin 2017 në vendin e parë në renditje me 9 fitore të arritura në po kaq ndeshje të luajtura. Pra me 27 pikë të plota dhe me një golaverazh shumë të mirë prje 47 golash të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar, kjo skuadër po shkon e sigurtë drejt titullit të pestë kampion rradhazi sepse kanë pesë pikë më shumë në renditje se Kinostudio e vendit të dytë.

Kur kanë mbetur edhe gjysma e kampionatit për t’u zhvilluar, vajzat kuqeblu padyshim që nuk pritet të kenë rivale. Kjo vjen nga fakti se investimi i bërë nga presidenti Matija ka qenë i tillë që ky ekip të mos ketë rivalë as këtë sezon. Po për javën e dhjetë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ekipi tjetër i Shkodrës, ai i Akademisë Ajaks, ka luajtur në Korçë ndeshjen e rradhës. Ndaj Skënderbeut vendas, vajzat e drejtuara nga trajneri Arben Parmeza, kanë fituar me rezultatin e thellë 6-1. Protagonistja kryesore e kësaj fitoreje ka qenë kapitenia e ekipit Marsela Djegsina që ka shënuar tre herë ndërkohë që dy gola kanë patur për autore Tukajn ndërsa një tjetër ka shënuar Shmidra.

Me këtë fitore, ekipi i AAS është ngjitur në kuotën e 12 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje. Natyrisht një pozicionim jo i denjë për këtë ekip i cili vitet e fundit ka qenë protagonist i kampionatit megjithatë problemet e ndryshme që ai ka kaluar, e kanë bërë që sot të jetë në këtë gjendje.

Lexoni dhe kete

ANALIZË DY ORËSHE TEK VLLAZNIA, PREMTOHET MBËSHTETJE

Dy humbjet e fundit të Vllaznisë kanë krijuar një situatë jo të këndshme rreth saj. …