Breaking News

VLLAZNIA NË MERKATO, POR ENDE ASNJË EMËR KONKRET

Ndonëse ka ditë që flitet për afrime tek Vllaznia, ende asnjë emër konkret futbollistësh nuk ka nisur të qarkullojë në lidhje me ata që pritet të vijnë në Shkodër. Nëse po ndodh kjo, do të thotë se drejtuesit e klubit ose nuk duan të japin emrat e tyre ose janë duke parë të gjitha pistat e mundshme për të sjellë në skuadër lojtarët e duhur. Ajo çfarë po tentojnë ata është gjetja e ndonjë lojtari cilësor për repartet e mesfushës dhe të sulmit.

Vllaznia vërtetë ka fituar 11 ndeshje nga 14 të luajtura deri më tani, por duhet thënë se disa prej tyre janë fituar me rezultat të ngushtë, çka do të thotë se në manovrën sulmuese skuadra nuk ka funksionuar si duhet. Prandaj dhe po shihet mundësia për të gjetur lojtarë për këto reparte. Me siguri që ata do t’i bashkohen ekipit në ditët e para të janarit, për të nisur bashkë me të edhe fazën përgatitore. Objektivat e Vllaznisë janë të qarta, për t’u ngjitur me çdo kusht në Superligë në fund të këtij sezoni. Dhe jo vetëm kaq. Ajo do të tentojë edhe në Kupën e Shqipërisë. Fillimisht për të kaluar Kamzën në turin e dytë dhe pse jo, për të shkuar edhe më tej në këtë kompeticion. Se sa do ia arrijë, kjo mbetet për t’u parë, megjithatë kuqeblutë më shumë se tek Kupa duhet ta kenë mendjen tek kampionati sepse rikthimin në mes ekipeve më të mira të kampionatit, e kanë detyrim.

Për këtë arsye, edhe lojtarët që do të marrin në janar, duhet të jenë të vlefshëm edhe për sezonin e ardhshëm dhe prandaj po zgjidhen me kujdes. Megjithatë duhet pritur sepse nuk do të jetë e lehtë për t’i gjetur këta futbollistë. Nga kampionati shqiptar, vështirë të gjenden lojtarët e duhur që kanë dëshirë të vijnë tek Vllaznia në këtë periudhë dhe prandaj alternativa e vetme duket se ka mbetur pista e lojtarëve të huaj.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …