Friday , 30 October 2020

VLLAZNIA NË PRITJE TË DREJTUESVE. ENDE ASNJË LËVIZJE

Tek Vllaznia ende nuk ka asnjë lëvizje ndonëse sportdashësit e saj presin me padurim se çfarë do të ndodhë. Gradualisht po I drejtohemi fundit të muajit qershor dhe asnjë prej pjestarëve të stafit teknik apo dhe drejtuesve të klubit, nuk e ka të qartë se kur do të nisë stërvitja dhe kush do të jenë lojtarët që do të veshin fanellën e kësaj skuadre në sezonin e ri. Me shumë të ngjarë, kjo situatë do të vazhdojë të jetë e tillë deri pas zgjedhjeve. Jo se drejtuesit e saj janë të angazhuar në fushatën elektorale por sepse për momentin situata në Shqipëri është paksa e rrëmujtë.

Trajneri Armando Cungu e ka bërë të qartë se në fund të qershorit ose maksimumi në fillim të korrikut, skudra duhet të jetë në fushën e stërvitjes sepse ndryshe pasojat për të do të jenë të mëdha. Në fakt, ka jo pak probleme për t’u zgjidhur aktualisht. Së pari, atë të gjetjes së financave sepse duhet marrë garancia nga Bashkia për vazhdimësinë e punës. Së dyti, duhet përgatitur terreni se ku do të zhvillohet faza përgatitore dhe sigurimi I bazës materiale. Dhe së treti, ajo që është më e rëndësishmja, duhet ditur se kush do jenë lojtarët që do të veshin fanellën kuqeblu.

I vetmi emër deri tani që përmendet se është kontaktuar me të, është ai I mesfushorit Edon Hasani por edhe ai nuk është e sigurtë nëse do të rikthehet në Shkodër. Po ashtu edhe mesfushori tjetër Gilman Lika pret një përgjigje nga Vllaznia nëse janë të interesuar për shërbimet e tij apo jo. Por ndërsa po flasim për afrime, sërish ka zëra për largime të mundshme sportistësh dhe kjo ka bërë që skuadra aktualisht të mos jetë e plotë. Në këtë situatë, padiskutim që duhet ndërhyrë sa më parë të jetë e mundur dhe me shumë të ngjarë takimi në mes drejtuesve të klubit dhe pjestarëve të stafit teknik do të zhvillohet Brenda kësaj jave për të vënë pikat mbi “I” për sezonin e ri futbollistik.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …