Monday , 26 October 2020

VLLAZNIA NË PRITJE TË LAJMEVE PËR NISJEN E STËRVITJES

Ditën e sotme bëhet plot një muaj që është mbyllur kampionati i futbollit. Ndeshja Vllaznia- Tirana i la vendin një feste të shfrenuar të kuqebluve që siguruan qëndrimin në Superligë dhe ky u quajt një sukses i madh por shumë prej tifozëve e quanin çmenduri një festë të tillë sepse në fund të fundit, skuadra arriti një objektiv minimal. Gjithsesi të gjithë prisnin diçka ndryshe për sezonin e ri.

Megjithatë në këto 30 ditë pushimi, shumë pak është folur për një Vllazni ndryshe. Gjatë këtyre ditëve ka patur nga të gjitha, debat në distancë në mes drejtuesve, largime lojtarësh dhe shumë zhurmë. Pati edhe premtime për sponsor siç ishte rasti i deputetit Doshi por realisht, asgjë e re nuk ka ndodhur në kampin shkodran. Skuadra me shumë të ngjarë do të fillojë stërvitjen në javën e parë të korrikut por deri atëherë duhen zgjidhur jo pak dilema.

Të gjithë kanë folur për një analizë të detajuar por deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se ajo do të zhvillohet. Mbase angazhimi me fushatën elektorale e ka shtyrë këtë gjë dhe analiza mund të zhvillohet këtë javë. Trajneri Cungu e ka bërë të qartë se pret ndryshime në mënyrën e të punuarit sepse nëse nuk e sheh këtë gjë, ka lënë vend edhe për largim. Por sakaq, Vllaznia mbi të gjitha ka nevojë për qetësi dhe angazhim maksimal nga të gjitha palët. Gjëja kryesore që duhet siguruar është garancia financiare. Bashkia Shkodër duhet ta bëjë këtë gjë dhe përmes saj pastaj mund të marrin zgjidhje edhe problemet e tjera, siç janë ato të merkatos, të fazës përgatitore e të tjera.

Drejtues të klubit dhe pjestarë të stafit teknik kanë nisur edhe kontaktet me lojtarë të ndryshëm por për ta vlen oferta financiare dhe në këtë drejtim, tek Vllaznia pritet të marrin zgjidhje përfundimtare. Fillimi i korrikut në këtë mënyrë pritet me interes në rradhët e tifozërisë shkodrane për të mësuar të rejat më të fundit nga skuadra e tyre.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …