Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

VLLAZNIA NË PRITJE TË MERKATOS, POR KU JANË LOJTARËT?

Me humbjen e pësuar ndaj Partizanit, Vllaznia i ka bërë një mbyllje aspak të mirë vitit 2017. E pozicionuar në vendin e nëntë në kampionat, ajo bashkë me Teutën rrezikojnë më shumë se kushdo tjetër të bien bashkë me Lushnjën nga Superliga në fund të këtij sezoni. Situata në kampion shkodran nuk duket aspak e mirë. Trajneri Gjoka edhe pas ndeshjes së djeshme deklaroi se skuadra duhet bërë nga e para. Në fakt, ka shumë dilema në lidhje me këtë çështje. Vërtetë, numri 1 i pankinës shkodrane mund të ketë marrë garanci nga ana kryebashkiakja Ademi për financat që duhen për të bërë merkato por ka paqartësi se ku do të gjenden lojtarët e duhur. Së paku duhen 3 apo 4 përforcime cilësore.

Një mundësi është ajo e Sukajt që siç dihet, është larguar nga Partizani. Një tjetër opsion është Shtubina që është larguar nga Kukësi por në fakt Vllaznia aktualisht nuk ka nevojë për mesfushorë. E domosdoshme është gjetja e mbrojtësve dhe deri më tani nuk ka asgjë të sigurtë për marrjen e ndonjë lojtari në këtë repart. Skuadra është lënë pushim këto tre ditë për t’u rikthyer sërish në stërvitje pas Krishtlindjeve. Pozitat aktuale të skuadrës shkodrane në renditje e bëjnë të domosdoshme lëvizjen sa më shpejt të jetë e mundur në merkato.

Po flitet ndërkohë për një rikthim të ish- presidentit Fushaj në krye të klubit por kjo gjë nuk dihet se kur do të ndodhë. Në kushte të tilla, të gjitha strukturat e klubit Vllaznia apo dhe të tjerë persona, duhet të angazhohen seriozisht për nxjerrjen e skuadrës nga pozitat ku ndodhet tani sepse ndryshe ajo mund të ketë fatin e Tiranës në fund të këtij sezoni.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FITON THELLËSISHT 7-1 MIQËSOREN ME “VLLAZNINË B”

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 miqësoren e luajtur pasditen e së shtunës …