Friday , 30 October 2020

VLLAZNIA NË PRITJE TË STARTIT, POR SHQETËSON COVID-19

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për futbollin shqiptar. Mes klubeve dhe Qeverisë pritet që të ketë një akord në lidhje me kërkesat që ato kanë bërë dhe kjo mund të çojë pastaj në marrjen e vendimit për nisjen e kampionateve. Megjithatë çdo gjë do të vendoset deri të martën kur do të ketë edhe një takim tjetër mes palëve.

Të paktën nisur edhe nga takimi i fundit që ato kanë patur, gjasat janë që të ketë një akord. Klubet ndoshta do të kënaqen me plotësimin e pjesshëm të kërkesave të tyre sepse për ta, është e papranueshme një zgjatje e mëtejshme e bojkotit.

Por nga ana tjetër, edhe Qeveria është e interesuar që në Shqipëri të luhet futboll. Por lajmi për nisjen e kampionatit, në fakt vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm për Vllazninë. Thuajse gjysma e ekipit është e infektuar me covid-19 dhe mund të mos jetë e gatshme për ndeshjen e parë, gjithnjë nëse do të luhet të shtunën e ardhshme.

Megjithatë lajmi i mirë është se disa prej lojtarëve të infektuar, i kanë bërë edhe testimet e dyta dhe tashmë kanë rezultuar negativ duke iu rikthyer kësisoj stërvitjes me ekipin.

Trajneri Brdariç ka qenë i shqetësuar për situatën e krijuar, por është munduar të bëjë më të mirën dhe për pasojë ka vijuar punën me pjesën tjetër të lojtarëve, në pritje të rikthimit sa më shpejt të normalitetit dhe po ashtu edhe të kampionatit.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …