VLLAZNIA NË PRITJE TË TRAJNERIT TË RI PËR TË NISUR PUNËN

Dilema e trajnerit të ri të Vllaznisë ende nuk ka marrë zgjidhje. Shumë kandidatura përmenden por nga sa shihet, numri i tyre është reduktuar shumë dhe drejtuesit e lartë të klubit duhet ta kenë të qartë se kë do të caktojnë në krye të skuadrës. Po përmenden edhe emra trajnerësh të huaj, madje në media është shkruar se ka patur kontakte me malazezin e mirënjohur Dervish Haxhiosmanoviç por kjo ka pak mundësi të ndodhë.  Nga sa shihet, trajneri i ri i Vllaznisë do të jetë shkodran, pavarësisht se emri ende nuk është zyrtarizuar.

Prej trajnerit të ri pritet të marrin rrugë pastaj edhe shumë dilema të tjera. Do të jetë ai njeriu që do të vendosë se me cilët lojtarë do të përfaqësohet Vllaznia në kampionatin e kategorisë së parë. Këta të fundit që janë aktualisht pjesë e skuadrës presin një përgjigje përfundimtare për të mësuar fatin e tyre nëse janë në planet e trajnerit apo duhet të shohin ndonjë opsion tjetër. Por e sigurtë është se sa është pritur, nuk do pritet më. Brenda pak ditësh çdo gjë do të marrë rrugë. Fillimisht me zgjedhjen e administratorit të ri për të cilin kanë filluar të qarkullojnë edhe emra dhe menjëherë pas tij, edhe për trajnerin. Vllaznia nuk duhet të vonojë më nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.

Madje, ideja është që skuadra që do të nisë kampionatin në shtator, të jetë e programuar për të luajtur edhe sezonin tjetër në Superligë. Të paktën në letër këto ide janë hedhur dhe tashmë duhen konkretizuar. Kuqeblutë duhet të rikthehen sa më parë në mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.

Lexoni dhe kete

FESTA E “DYFISHTE” E TIFOZEVE BRAZILIANE NE SHKODER

Menduat se Shkodra feston vetëm kur Gjermania fiton? Ja pra që e keni gabim. Fitorja …