Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMIT TË FSHF-SË PËR STADIUMIN

Kalendari i javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë ka dhuruar sfidën Vllaznia- Burreli e cila do të luhet këtë fundjavë në Shkodër. Por dilema e vetme është se ku do të luhet kjo ndeshje, në stadiumin “Loro Boriçi” apo në fushën sportive “Reshit Rusi”. Drejtuesit e Vllaznisë janë në pritje të vendimit të Federatës, institucion ky që e ka në administrim ende stadiumin “Loro Boriçi”. Kuptohet që reshjet e shiut që po bien gjatë këtyre ditëve nuk janë shumë të favorshme për fushën e stadiumit më modern aktualisht në Shqipëri por gjithsesi shkodranët duan të luajnë në stadiumin e tyre. Drejtuesit dhe futbollistët e Vllaznisë edhe më përpara janë shprehur të pakënaqur me luajtjen e ndeshjeve në “Reshit Rusi” ngaqë nuk mund të shprehen si duhet në atë fushë.

Siç dihet, Vllaznia në këtë sezon vetëm në dy raste ka luajtur në stadium, pikërisht në ndeshjet ndaj Korabit dhe Dinamos. Në tre të tjera , ato me Veleçikun, Erzenin dhe Vorën ka luajtur në fushën sportive dhe pavarësisht se i ka fituar ato, sërish ka patur pakënaqësi. Ideja është që këtë fundjavë ndaj Burrelit të luhet në “Loro Boriçi” dhe me shumë siguri kështu do të ndodhë. Shkodranët janë të vendosur për të siguruar fitoren e rradhës dhe për të mbajtur vendin e parë në renditje megjithatë ndaj matjanëve nuk do të jetë aspak e lehtë. Ulja në pankinën e tyre e trajnerit shkodran Elvis Plori, ka bërë që ekipi të funksionojnë më mirë dhe të ketë më shumë pretendime. Ato do të vijnë në Shkodër për të marrë pikë por kuptohet që Vllaznia nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të marrë fitoren e rradhës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …