VLLAZNIA NË RREZIK SERIOZ PËR RËNIEN NGA SUPERLIGA

Humbja e Vllaznisë në Laç I ka rënduar edhe më shumë pozitat e saj në renditje dhe ajo tashmë rrezikon shumë seriozisht rënien nga Superliga. Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, asaj I duhet të marrë edhe një pikë por ecuria e ndeshjeve të fundit të kuqebluve nuk jep shumë shpresë. Kampionati I sivjetëm ka hyrë në një fazë shumë interesante ku çdo gjë duket e hapur jo vetëm sa I takon skuadrës që do të shpallet kampione por edhe asaj për vendin e katërt apo për skuadrën tjetër që do të bjerë nga kategoria.

Natyrisht që tifozët shkodranë janë të shqetësuar për Vllazninë e cila çuditërisht nga një pozicion komod në renditje, tashmë e sheh veten të rrezikuar. Ka ndodhur kështu sepse në pesë ndeshjet e fundit, ky ekip ka arritur të marrë vetëm dy pikë. Shumë pak kur ke parasysh se faza e katërt e kampionatit nisi në një mënyrë të shkëlqyer me dy barazime ndaj Kukësit dhe Partizanit por më pas gjërat morën tatëpjetën. Vetë trajneri Cungu pas ndeshjes me Laçin është shprehur se nuk po e kupton se çfarë po ndodh me skuadrën që ai drejton dhe kjo në fakt është e rëndë. Diçka duket se nuk funksionon si duhet por tashmë nuk është koha për të gjetur as shkaktarë dhe as fajtorë. Është koha për t’I vënë gishtin kokës sepse Vllaznia dhe Tirana konsiderohen dy skuadrat më të rrezikuara për rënien nga Superliga dhe në ballafaqimin e fundit që do të luhet pas dy javësh në “Loro Boriçi”, njëra do ta pësojë.

Megjithatë kuqeblutë kanë edhe një shans tjetër, atë të Durrës këtë javë në përballjen me Teutën. Nëse marrin pikë në “Niko Dovana” gjithçka mbyllet dhe të gjithë do qetësohen megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse edhe vendasit, rrezikojnë më pas. Shkodranët në këtë ndeshje të rradhës do të kenë përsëri mungesa, e këtu e kemi fjalën për atë të Tafilit për arsye kartonash, por mund të jetë edhe ndonjë tjetër për arsye dëmtimesh. Megjithatë, është moment që secili të sakrifikojë sepse ndryshe Vllaznia pas 58 vitesh do t’I thotë sërish lamtumirë kategorisë superiore të futbollit shqiptar.

Lexoni dhe kete

ASTRIT KRONAJ FITUES I ETAPËS SË TRETË TË “MISHEL CICOS”

Çiklistët e Vllaznisë ashtu si e nisën aktivitetin e rradhës të zhvilluar nga Federata Shqiptare …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin