VLLAZNIA NË STËRVITJE QË PREJ DATËS 2 JANAR

Ndonëse ende ka aromë feste kudo nëpër Shqipëri dhe natyrisht edhe në Shkodër, futbollistët e Vllaznisë nuk kanë humbur më shumë kohë dhe kanë vendosur të zbresin në fushën e stërvitjes. Që prej datës 2 janar, lojtarët shkodrane kane zbritur ne fushen sportive te Golemit, aty ku i zhvillojne zakonisht seancat stervitore dhe nen drejtimin e zevendestrajnerit Safet Osja kane zhvilluar seancen e zakonshme, njekohesisht te paren e ketij viti. Edhe sot kanë bërë te njejten gje dhe po ashtu edhe te shtunen do të jenë sërish në stërvitje, nderkohe qe te dielen eshte lene qe te grumbullohet i gjithe ekipi bashke edhe me trajnerin Jonuz dhe futbollistet e tjere dhe te nisin periudhen pergatitore ne prag te startit te gjysmes se dyte te sezonit.

Sakaq nga java e ardhshme pritet qe Vllaznia te largohet per nje periudhe dyjavore jashte vendit teksa vendi i zgjedhur duket se eshte Ohri i Maqedonise se Veriut. Atje pritet te zhvillojne edhe 2-3 ndeshje miqesore qe do ta ndihmojne stafin teknik qe te beje skuadren gati per ndeshjen e pare te ketij viti, ate qe do te luaje ndaj Flamurtarit me 22 janar ne stadiumin “Loro Boriçi”. Planet për stërvitje këto janë ndërkohë që ende nuk janë zbardhur plotësisht planet e merkatos së ekipit të Vllaznisë. Deri më tani ka vetëm zëra dhe pak emra që përfliten dhe asgjë më shumë.

Tifozët në fakt presin dhe po ashtu edhe trajneri Jonuz. Ai e ka shfaqur hapur dëshirën për të patur në skuadër katër lojtarë cilësorë, një qendërmbrojtës, një mesfushor organizator dhe dy sulmues, por deri tani nuk ka hedhur askush firmë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për futbollistët që përflitet se do të largohen nga skuadra. Deri më tani, ende me asnjërin prej tyre nuk është prishur kontrata. Në këtë aspekt, ditët e para të javës që vjen me shumë siguri do të sjellin edhe informacionet e para në këtë drejtim.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …