Monday , 18 November 2019

VLLAZNIA “NË SULM” PËR RUBIN HEBAJN

Vllaznia u nis drejt Ohrit me idenë e qartë për të zhvilluar një stërvitje dyjavore të mirë dhe po ashtu, gjatë kësaj periudhe të plotësohej edhe me lojtarët e duhur. Por në fakt, problemi kryesor deri më tani është gjetja e sulmuesve. Në mungesë të tyre, stafi teknik I kuqebluve edhe në miqësoren e zhvilluar me ekipin vendas të Ohrit, ka aktivizuar në majë të sulmit Ndriçim Shtubinën, I ndihmuar nga Gilman Lika dhe Arsid Kruja. Por në fakt, kjo mënyrë loje nuk pritet të zgjasë shumë sepse drejtuesit e klubit po punojnë për gjetjen e lojtarëve të tjerë për repartin sulmues. Aktualisht përqendrimi kryesor është tek Rubin Hebaj.

Sulmuesi 21 vjeçar shkodran për momentin është pa ekip dhe padyshim që po kërkon një vend ku të luajë rregullisht dhe Vllaznia është një mundësi shumë e mirë për të. Nga ana tjeter, ky lojtar e njeh mjaft mire skuadren dhe ambjentin sepse ka dale prej aty dhe nje rikthim pas dy sezonesh, do te ishte nje hap pozitiv per te.

Kujtojme se Hebaj pasi luajti sezonin e kaluar si i huazuar me Partizanin, ne rradhet e te cilit u shpall kampion, u rikthye me pas ne Slloveni tek Domzhale qe kishte kartonin e tij por pas bisedimeve te kryera, u ra dakord qe kontrata te nderpritej. Kesisoj brenda pak ditesh pritet qe ky lojtar t’i thote “po” Vllaznise dhe te hedhe firme ne kontrate megjithate eshte kohe merkatoje dhe pa u zyrtarizuar nuk mund te thuhet me saktesi qe Rubin Hebaj do te vishet kuqeblu.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …