VLLAZNIA NË TAEKONDO SHPALLET NËNKAMPIONE E VENDIT

Sukseset e ekipit të Vllaznisë në sportin e taekondosë vazhdojnë. Ditën e dielë në Tiranë është zhvilluar kampionati kombëtar i paratërinjve ku ka patur një pjesmarrje shumë të madhe të ekipeve nga i gjithë vendi dhe në përfundim të tij, shkodranët kanë zënë vendin e dytë duke u shpallur nënkampionë. Ky padyshim që është një sukses duke pasë parasysh se ekipi i Tiranës që ka qenë rivali kryesor, ka patur më shumë sportistë në garë. Megjithatë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elion Puka ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke zënë edhe disa vende të para në renditjen individuale.

Kështu, Irsa Osmanagiq është shpallur kampione në peshën 47 kilogramë, Enisa Shabaj kampione në peshën 47 kilogtamë, Raisa Sallagaj kampione në peshën 59 kg dhe Rais Sallagaj kampion në peshën 65 kilogramë. Paraqitje të mirë kanë bërë edhe sportistët Daniel Reçi, Raesa Grudaj dhe Kevin Bekteshi që janë shpallur nënkampion ndërsa Mirtan Hasaj, Esad Malaj, Drilon Burri, Elian Unaza dhe Siar Kacokaj kanë zënë vende të treta në peshat ku kanë konkurruar. Por jo vetëm kaq. Një sportiste e ekipit të Vllaznisë, pikërisht Enisa Shabaj është vlerësuar maksimalisht për paraqitjet e bëra në këtë kampionat dhe jo më kot është vlerësuar si sportistja më e mirë e tij duke marrë edhe kupën përkatëse.

Edhe ky kampionat tregoi më së miri se tek Vllaznia punohet në mënyrën e duhur me të gjitha grupmoshat duke krijuar kësisoj edhe një garanci për të ardhmen. Kampionët e sotëm natyrisht që do të jenë më të suksesshëm edhe nesër dhe kjo e kënaq trajnerin Puka që vazhdon të punoj me plot pasion me sportistët e tij.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …