VLLAZNIA, NGUSHTOHET RRETHI I KANDIDATURAVE PËR TRAJNER

Shumë prej skuadrave të futbollit shqiptar kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri por në Shkodër në fakt nuk ka akoma asnjë lëvizje. Megjithatë, drejtuesit e Vllaznisë nuk mendojnë se janë të vonuar në këtë drejtim. Ata janë të bindur se gjërat shumë shpejt do jenë në rrugën e duhur dhe puna do të nisë. Skuadra thuajse është, shumica e lojtarëve janë ende nën kontratë dhe nuk mund të largohen. Po ashtu, edhe trajner pritet të jetë një person që e njeh mirë përbërjen aktuale dhe ambjentin tek Vllaznia, çka do të thotë se nuk do të jetë e vështirë për t’u përshtatur. Kur flasim për çështjen e trajnerit tëkuqebluve, dy emrat më të lakuar kohët e fundit janë ato të Edi Martinit dhe Ervis Krajës.

Ky I fundit e ka drejtuar skuadrën në dy javët e fundit të kampionatit të kaluar dhe e njeh mirë përbërjen dhe po ashtu edhe kontigjentin e lojtarëve që ka patur tek ekipi B, çka do të thotë se mund të ketë një miksim të tij me pjesën tjetër të futbollistëve. Në fakt, edhe I takon të vazhdojë punën ngaqë pranoi ta marrë Vllazninë në momentet më të vështira ndoshta të historisë së saj. Por nga ana tjetër, Martini e ka shprehur hapur dëshirën për të marrë për të dytën herë drejtimin e kuqebluve. Me misionin e qartë jo vetëm për ta ngjitur në Superligë por edhe për të nisur një projekt ambicioz për të ardhmen.

Ndërkohë, pista e trajnerit të huaj duket se është sfumuar në Shkodër. Megjithatë çdo gjë do të qartësohet brenda pak ditësh, menjëherë pas emërimit të administratorit të ri të klubit dhe fillimi I korrikut pritet ta gjejë Vllazninë në fushën e stërvitjes.

Lexoni dhe kete

VETËM LARGIME NGA VLLAZNIA, ASNJË KONFIRMIM

Vllaznia deri më sot nuk ka asnjë lëvizje sa I takon ndërtimit të skuadrës për …