Friday , 21 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA NIS MERKATON, SYNOHEN FILI E KAMARA

Ndonëse duhen edhe gati dy javë që të hapet zyrtarisht afati I ndërmjetëm I transferimeve në futbollin shqiptar, tek Vllaznia duket se kanë kohë që I kanë nisur lëvizjet dhe tashmë pritet vetëm konkretizimi I tyre. Trajneri Mirsad Jonuz pas ndeshjes me Kukësin e paralajmëroi se akordi me një lojtar që luante edhe në mesfushë por edhe në sulm është arritur ndërkohë që emri I tij është zbuluar sot nga media. Bëhet fjalë për futbollistin fierak të Luftëtarit Realdo Fili. Ai nga sa mësohet, ka vendosur të ndërpresë kontratën me gjirokastritët dhe është I gatshëm për të ardhur në Shkodër.

Trajneri Jonuz e pëlqen këtë futbollist dhe padyshim që nëse realizohet mund të konsiderohet një përforcim I rëndësishëm ngaqë është një lojtar që I pëlqen trajnerit. Futbollisti I dytë që përflitet se do t’I bashkohet Vllaznisë në janar është afrikani Kamara. Ish- lojtari I Besëlidhjes edhe në verë pat shprehur dëshirën për të luajtur në Shkodër, por organizimi me vonesë I skuadrës kuqeblu bëri që ai t’I përgjigjej pozitivisht ftesës së Kukësit dhe firmosi me të. Por për Kamara gjërat nuk kanë shkuar mirë duke mos gjetur hapësirat e duhura dhe për rrjedhojë pak kohë më parë e ka ndërprerë kontratën me të.

Vllaznia në këtë mënyrë mund të ketë mundësi ta marrë këtë futbollist I cili luan në repartin sulmues dhe në fakt me Besëlidhjen pat bërë paraqitje shumë të mira. Ardhja e mundshme e këtyre dy lojtarëve, do të bënte që të drejtuesit të shikonin mundësinë për të larguar ndonjë futbollist nga skuadra për t’u liruar atyre vendin dhe në fakt, disa që nuk kanë bindur aq sa duhet në gjysmën e parë të sezonit, e meritojnë që të largohen.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ KRAJA: VLLAZNIA SYNON FITOREN ME STUDENTIN

Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt …