Breaking News

VLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME TEUTËN

Që nga pasditja e së hënës, ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës. Atë që do të luajnë këtë fundjavë në Durrës ndaj Teutës vendase. Sipas njoftimeve të fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ndeshje do të luhet të dielën në orën 19.00 në stadiumin “Niko Dovana”. Konsiderohet shumë e rëndësishme dhe shumë vendimtare për të dy skuadrat në përpjekjet për t’iu larguar fundit. Në kampin shkodran janë duke e vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Flitet se edhe premio do të dyfishohet këtë rradhë nga donatorët, vetët e vetëm që Vllaznia të tentojë të marrë një rezultat pozitiv, çka do ta ndihmonte atë për vazhdimësinë në kampionat.

Pozitiv është fakti se skuadra do të jetë e plotë në këtë ndeshje sepse nuk do të ketë asnjë futbollist të skualifikuar me kartona. Përpos kësaj, po shikohet edhe gjendja e mbrojtësit Malota dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta nisë si titullar këtë takim nga minuta e parë. Sa i takon gjykimit, në median e shkruar sot ka qarkulluar një lajm sipas të cilit Vllaznia do të kërkojë arbitra të huaj për ndeshjen ndaj Teutës.

Por në fakt, duket se nuk ka të vërtetë në këtë mes. Marrja e arbitrave të huaj sigurisht që ka edhe një kosto financiare në mes dhe në këto kushte drejtuesit e klubit shkodran kanë kërkuar vetëm ndershmëri dhe profesionalizëm nga arbitrat shqiptar që do ta drejtojnë atë. Padyshim që rezultati i kësaj ndeshje është i rëndësishëm por jo vendimtar sepse janë edhe 7 ndeshje të tjera për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Për më tepër që tani në vallen e luftës për të mos rënë nga kategoria ka hyrë edhe Kamza dhe për rrjedhojë, mundësitë për t’ia dalë janë edhe më të mëdha.

 

https://youtu.be/LDzVFsedemU

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …