Breaking News

VLLAZNIA NIS PLANET PËR TRAJNERIN E ARDHSHËM

Drejtuesit e Vllaznise mesohet te kene nisur punen per ndertimin e skuadres se ardhshme. Por, njekohesisht me te, mesohet se do behet edhe nje analize e ngushte e ecurise se sezonit qe sapo u mbyll dhe qe solli deshtimin e madh te kuqebluve, shoqeruar me renien nga kategoria. Qe ne deklaraten e para dy diteve, fajtoret jane evidentuar, stafi teknik dhe futbollistet. Kjo do te thote se do te kete nje reforme te thelle ne skuader. Njekohesisht mesohet se drejtuesit po diskutojne edhe penalizimet e mundshme qe do te aplikojne per skuadren pas deshtimit total ne mbajtjen e saj ne Superlige.

Ende nk dihet me saktesi se sa do te jete vlera e gjobes megjithate e sigurte eshte qe ndeshkim do kete. Nga ana tjeter, gjasat jane qe 80 per qind e skuadres se sezonit te fundit, te lihen te lire per t’u larguar. Ekipi i sezonit te ardhshem do te jete i perbere nga djem te rinj dhe me deshire per te perfaqesuar Vllaznine dhe per ta rikthyer ate serish ne Superlige. Ka nje dileme edhe per ate se kush do te jete trajneri i ekipit ne kategorine e pare. Gjasat me te medha jane qe t’i besojet serish Ervis Krajes i cili ka drejtuar jo vetem ekipin B ne sezonin e fundit por edhe ekipin e pare ne ndeshjet permbyllese te tij. Alternativa te tjera mund te jene edhe ato te Edi Martinit, Samuel Nikes dhe Elvis Plorit.

Gjasat jane qe trajneri i ri i Vllaznise te jete njeri prej ketyre kater emrave. Megjithate gjithçka mund te ndodhe. Trajneri i ri do kohe per t’u emeruar sepse me perpara jane disa gjera te tjera per t’u diskutuar dhe analizuar ne klubin shkodran.

 

Lexoni dhe kete

RENIA NGA SUPERLIGA, REAGON KLUBI VLLAZNIA

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga …