Wednesday , 30 September 2020

VLLAZNIA NIS STËRVITJEN NË MESJAVËN E ARDHSHME

Vllaznia pritet të nisë stërvitjen për sezonin e ri mesjavën e ardhshme. Ishte menduar në fakt që ajo të startonte të hënën, por futbollistëve u është dhënë 10 ditë pushim pas ndeshjes me Besëlidhjen dhe për këtë arsye, duhet pritur deri në mesjavë që ata të rikthehen sërish në stërvitje. Deri atëherë pritet të jetë zyrtarizuar edhe trajneri I ri I skuadrës dhe po ashtu, do të nisë edhe rinovimi I kontratave me futbollistët aktualë si dhe firmosja edhe me të tjerë që janë në planet e stafit teknik. Por sakaq, vijojnë largimet e futbollistëve.

I fundit që duket se I jep lamtumirën Vllaznisë është portieri Alen Sherri. Mbrëmjen e së shtunës ka qenë klubi I Laçit që ka zyrtarizuar firmosjen e kontratës me të, por menjëherë ka ardhur reagimi I klubit shkodran që I konsideronte të pavërteta lajme të tilla dhe deklaronte se me portierin ishin në bisedime dhe javën e ardhshme do të firmosnin kontratën me të. Por sot ndërkohë vetë Sherri ka deklaruar se ka arritur akordin me laçianët dhe do të firmoste për ta.

Në këtë kontekst, tashmë vështirësitë për drejtuesit e rinj të Vllaznisë shtohen edhe më shumë sepse I duhet të mendojnë për përforcime duke filluar edhe nga porta e për të vijuar me të gjithë repartet e tjera. Deri atëherë, së pari duhet të mbajnë futbollistët aktualë si Krymi e ndonjë tjetër që u ka mbaruar kontrata dhe mund të kenë fatin e Sherrit edhe ato.

Që të mos ndodhë kështu, drejtuesit e Vllaznisë nuk duhet të humbasin kohë por të nisin shpejt nga puna. Të hënën medoemos që duhet të firmosë trajneri Brdariç dhe pas tij edhe lojtarët e tjerë që janë në planet e stafit teknik për sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …