Sunday , 27 September 2020

VLLAZNIA NIS STËRVITJEN, VJEN ARDIT HOXHAJ

Pas 10 ditësh pushimi, Vllaznia ka zbritur sërish në fushën e stërvitjes, por këtë herë në drejtimin e stafit të ri. Ndonëse me një numër të reduktuar lojtarësh, trajneri Brdariç ka preferuar të mos humbë më kohë dhe ka zhvilluar seancën e parë me ekipin paraditen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi.

Për TV Rozafa, drejtori sportiv Matko Djarmati ka shpjeguar edhe arsyen pse ekipi nisi stërvitjen me vetëm 14 lojtarë…

Ndërkohë, në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe ish- sulmuesi i Flamurtarit Ardit Hoxhaj që duket se do të jetë përforcimi i parë i kuqebluve.

Në lidhje me këtë lojtar apo dhe merkaton në përgjithësi, drejtori Djarmati ka deklaruar se vështirësitë janë të mëdha për të gjetur lojtarët e duhur. Puna ka nisur dhe natyrisht që ka vështirësi, megjithatë Matko Djarmati duket optimist për vazhdimësinë…

Nga kontigjenti i sezonit të kaluar, prej titullarëve në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm vetëm Gurishta, Kruja, Adili dhe Sidorenko ndërkohë që pjesa tjetër ka qenë e përbërë nga lojtarë të rinj por në ditët e ardhshme pritet që ekipi të kompletohet me lojtarët e duhur.

Lexoni dhe kete

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje …