Sunday , 8 December 2019

VLLAZNIA NIS STËRVITJET ME VETËM 16 FUTBOLLISTË

Vllaznia ka zhvilluar të parën seancë stërvitore për sezonin e ri futbollistik pasditen e së martës. Ajo është zhvilluar dhe në dispozicion të trajnerit Mirsad Jonuz dhe asistentëve të tij Safet Osja dhe Ideal Lekiqi kanë qenë vetëm 16 futbollistë ndërkohë që kanë munguar për arsye personale Malota dhe Rajçeviq. Kjo seancë është zhvilluar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe pavarësisht vështirësive të para, trajneri Jonuz në prononcimin e tij për mediat është shprehur entuziast duke thënë se ditët e ardhshme gjërat do të vijnë duke u rregulluar.

Ndërkohë i pyetur nëse ky ekip mund të pretendojë Kupat e Europës siç është thënë nga ana e drejtuesve, trajneri maqedonas kuqebluve nuk ka dashur të nxitohet duke thënë:

Vllaznia për 10 ditë do të vazhdojë stërvitjet në Shkodër para se të spostohet në Ohër ku do të zhvillojë edhe periudhën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …