Wednesday , 18 July 2018

VLLAZNIA NISET PËR STËRVITJE DREJT MALIT TË ZI

Ashtu siç kishte deklaruar kryebashkiakja Ademi pak ditë më parë, ekipi I Vllaznisë do të udhëtojë mëngjesin e së hënës drejt Malit të Zi për zhvillimin e fazës më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit kanë marrë të gjitha masat për këtë gjë, si për udhëtimin ashtu edhe për akomodimin që do të bëhet në kampingun e Beranes, pikërisht aty ku kanë qenë edhe një vit më parë. Po ashtu, po bisedohet për të parë edhe mundësinë e zhvillimit të një apo dy miqësoreve me ekipe malazeze gjatë qëndrimit atje.

Kuqeblutë pritet që të qëndrojnë atje për një periudhë 10-12 ditore.  Vonesa në lëvrimin e fondit dhe kalimi në numrin e llogarisë së klubit, e ka shtyrë udhëtimin drejt vendit fqinj dhe kjo krijoi edhe njëfarë kaosi, sidomos në opinionin sportiv teksa kishte dyshime për mbarëvajtjen e ecurisë së punës tek skuadra e Vllaznisë. Por në fakt, pas ndërhyrjes edhe të kryebashkiakes Ademi, gjërat janë vënë në lëvizje dhe tashmë gjërat duken në normalitet. Ende nuk është zbuluar lista e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Malit të Zi megjithatë pritet të jenë të njëjtët futbollistë të cilët kanë qenë kohët e fundit në stërvitje, me përjashtim të mbrojtësit Enes Isufi I cili do të grumbullohet këto ditë me kombëtaren U-19.

Po ashtu, ende nuk dihet fati I portierit maqedonas Naumovski që është në provë tek Vllaznia, nëse do ta vijojë atë apo do të largohet. Po ashtu po flitet edhe për një akord të mesfushorit shkodran Erjon Vucaj me drejtuesit kuqeblu por për momentin nuk ka ende firmë në kontratë dhe për këtë arsye, duhet pritur se çfare do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Lexoni dhe kete

NISJA E STËRVITJES TEK VLLAZNIA ENDE PA NJË DATË TË CAKTUAR

Skuadra e Vllaznisë akoma nuk ka një datë se kur do të nisë përgatitjet për …