VLLAZNIA NISET PËR STËRVITJE DREJT ULQINIT

Vllaznia është nisur paraditen e së mërkurës drejt Ulqinit ku do të stërvitet për pak ditë në përgatitje për startin e gjysmës së dytë të sezonit. Para nisjes, të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit kanë kryer testet anti- covid dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Me skuadrën ndërkohë nuk kanë udhëtuar disa prej futbollistëve që kanë qenë pjesë e saj në gjysmën e parë të sezonit. Para nisjes, zëvendëstrajneri Elvis Plori në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se kjo stërvitje katër ditore do t’i shërbejë jo pak skuadrës…

Numri 2 i pankinës shkodrane ka folur ndërkohë edhe për merkaton teksa ka bërë të ditur se përveç Kalajës, është larguar nga skuadra edhe Sadrijaj e kështu mund të ndodhë edhe me sulmuesin Kaina…

Ekipi i Vllaznisë do të kthehet nga Ulqini paraditen e së dielës, pikërisht sepse këtë ditë do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Prishtinës në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje që do t’i shërbejë si test në prag të sfidës me Tiranën.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …