VLLAZNIA NJË DITË PUSHIM PARA SE TË NISË PUNËN PËR TEUTËN

Ditën e sotme duhej të ishte luajtur ndeshja e javës së 10-të të Superligës, ajo në me Vllaznisë dhe Lushnjës por tashmë ajo është shtyrë për një javë. Në këto kushte, stafi teknik I ekipit shkodran ka vendosur t’I lërë pushim këtë të mërkurë futbollistët. Ata në fakt e kanë patur të nevojshme një gjë të tillë sepse kanë 10 ditë që stërviten pa pushim, madje shpeshherë edhe me nga dy seanca në ditë. Kuqeblutë nuk kanë pushuar as të dielën që shkoi dhe kësisoj ishte e domosdoshme një ndërprerje e procesit stërvitor por jo për shumë kohë. Ditën e enjte, ata do të jenë sërish në stërvitje për të vijuar me përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Teutës që do të zhvillohet në Durrës. Ky konsiderohet një takim shumë i rëndësishëm dhe me një rezultat pozitiv aty, mund të rregjistrohet edhe si pikë kthesë në këtë takim të parë të fazës së dytë të kampionatit.

Fazë kjo që mendohet të jetë shumë përcaktuese për të ardhmen e Vllaznisë. kalendari i saj në këtë fazë është shumë i mirë me gjashtë ndeshje që do të luhen në Shkodër dhe tre jashtë saj dhe për këtë arsye, nëse merr pikë edhe në Durrës do të ishte diçka pozitive. Besimi për këtë ekziston. Ardhja e trajnerit Gjoka në krye të skuadrës, ka sjellë një klime optimiste edhe tek futbollistët. Nga ana tjetër, përveç Arsen Hajdarit, në stërvitje me ekipin e parë prej dy ditësh është edhe një tjetër futbollist i ekipit B, pikërisht mbrojtësi Samet Ruqi.

Trajneri Gjoka kërkon të lëvizë ujërat, të shtojë konkurrencën në skuadër por edhe të paralajmërojë shumë prej futbollistëve se janari po afron dhe mund të ketë lëvizje. Megjithatë deri atëherë ka kohë. Mendja e të gjithëve është e përqendruar tek shtatë sfidat e kampionatit që do të luhen deri në fundin e muajit dhjetor dhe po ashtu edhe tek ndeshjet e kupës me Tiranën të cilat kurrsesi nuk duhen humbur.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” MUND ORIKUN DHE MBETET NË KATEGORINË E PARË

Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë …