Saturday , 24 October 2020

VLLAZNIA NUK BEN “KTHESEN”, VETEM BARAZIM ME LUFTETARIN

Vllaznia nuk ka shkuar me shume se nje barazim 0 – 0 ne transferten e Gjirokastres perballe ekipit te Luftetarit. Pavaresisht premtimeve te kuqebluve per nje kthese ne ndeshjen ndaj Luftetarit nje gje e tille sic duket nuk ka ndodhur. Edhe pse ne kete sfide trajneri Cungu kishte bere 4 zevendesime ndryshe nga ndeshja me Teuten, duke aktivizuar nga minuta e pare Markun, Bardullen, Çinarin dhe Ribajn, perseri nuk eshte arritur nje fitore. Nga ana tjeter, Luftetari eshte treguar teper i kujdesshem ne repartin e mbrojtjes, duke mos i lejuar shume hapesira shkodraneve. Rasti i pare i rrezikshem per ekipin e Vllaznise do te rregjistrohej ne minuten e 27’, teksa mbrojtesi Denis Pjeshka do te godiste shtyllen horizontale, duke qene fare prane golit te avantazhit per ekipin e tij. Pak minuta me vone, sulmuesi Andi Ribaj do te kishte nje shans te paster, ku perballe portjerit kundershtar do te godiste me koke dobet, duke humbur nje tjeter mundesi per shkodranet per t’i kaluar ne avantazh.

Me rrjeta te paprekura do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten, gjirokastritet jane me kerkues ndaj golit te avantazhit, por perseri rasti me i paster do te rregjistrohej nga shkodranet. Ne minute e 68’ do te kishte nje tjeter shperdorim mundesie shenimi nga Vllaznia. Pas nje topi nga e djathta, as Orelesi dhe as Pjeshka nuk arrijne te shtyjne topin ne rrjete. Nderkohe, pas nje minute, ne te 69-en nje gabim i dyshes Pjeshka – Selimaj pothuajse i dhuron Bregut golin e avantazhit, pasi rivenia e portjerit godet lojtarin e Luftetarit, por per fat te mire te shkodraneve nuk kthehet drejt rrjetes. Ne minuten e 84 Lamce do te kerkonte nje 11-metersh per vendasit, pas nje nderhyrje nga portjeri Selimaj, por per gjyqtarin kryesor te takimit nderhyrja ka qene e rregullt.

Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezultati dhe krejt takimi mbyllet pa gola, duke bere qe te dyja skuadrat te ndajne nga nje pike.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …