VLLAZNIA NUK IA DEL NE LAÇ, MPOSHTET 1 – 0

Vllaznia eshte mundur ne Laç nga skuadra vendase me rezultatin 0-1 me nje gol te kontestuar nga futbollistet dhe stafi teknik i ekipit shkodran. Goli i vetem i ndeshjes eshte eshte shenuar ne fundin e pjeses se pare nga Uzuni. Skuadra shkodrane ne fakt ka zhvilluar nje ndeshje te mire. Ajo e ka dominuar lojen ne te gjitha drejtimet, ka krijuar edhe raste por lojtaret e saj nuk kane qene te sakte para portes se kundershtarit.

Kuqeblute kane luajtur me formacionin e tyre me te mire dhe ne fushe dallohej qarte deshira per te marre pike. Edhe ne pjesen e pare, Vllaznia ka dominuar mesfushen por kur dukej se ajo do te mbyllej ne barazim, Laçi ka shenuar. Nje gol i ardhur pas nje krosi te Nikes nga e djathta per Uzunin qe me koke ka shenuar. Por ky aksion ne fakt ka ardhur pas nje faulli te shkaktuar ndaj Mersinit por qe arbitri vazhdoi lojen. Futbollistet dhe stafi i Vllaznise kane kontestuar kete gje por vendimi nuk ka ndryshuar.

Ne fillimin e pjeses se dyte e njejta histori. Jane shkodranet qe dominojne dhe krijojne edhe raste shenimi me ane te Sukajt, Çinarit e Kalajes por ata nuk arrijne te dergojnw topin ne rrjete. Edhe tre minutat e shteses nuk sjellin asgje dhe Vllaznia kesisoj del e humbur nga stadiumi i Laçit. Kjo humbje padyshim qe do te sjelle nje situate jo te qete ne kampin shkodran sepse Teuta ka fituar ne Kamez dhe kesisoj diferenca ne mes tyre eshte ngushtuar ne vetem nje pike.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …