Wednesday , 2 December 2020

Vllaznia, objektiv marrjen e pikeve ne Vlore

Vllaznia po pėrgatitet pėr ndeshjen e rradhės, atė qė do tė luajė ditėn e shtunė nė Vlorė ndaj Flamurtarit vendas. Takimi do tė zhvillohet nė orėn 17.00 dhe nė kampin shkodran janė tė vetėdijshėm se I pret njė pėrballje shumė e vėshtirė. Por nga ana tjetėr, trajneri Raineri dhe futbollistėt janė tė bindur se I kanė mundėsitė pėr tė marrė pikė nė kėtė takim.

Njė problem mbetet formacioni pasi edhe nė kėtė ndeshje, kontigjenti I lojtarėve nuk do jetė I plotė. Mungon Olsi Gocaj pėr arsye kartonash ndėrkohė qė ende num dihet se kush mund tė luajė nė vend tė tij. Po ashtu, dyshime ka edhe pėr Shtubinėn e Bacin qė kanė patur probleme shėndetėsore.

Nga ana tjetėr, ėshtė konfirmuar edhe mungesa nė pankinė e trajnerit tė parė Raineri pasi Komisioni I Disiplinės pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit nė mbledhjen e sė mėkurės, e ka pezulluar me njė ndeshje. Nė mungesė tė tij dhe faktit qė ndihmėstrajneri I sapoemėruar Vioresin Sinani do tė nisė punė vetėm tė hėnėn, I bie qė ndeshjen ta drejtojė edhe kėtė herė drejtori sportiv Armir Grima. Kėto megjithatė nuk janė arsye pėr tė menduar se Vllaznia nuk do kėrkojė pikė ndaj Flamurtarit. Takimi pritet tė jetė shumė I fortė dhe kuqeblutė patjetėr qė nuk do dėshirojnė tė kthehen nga Vlora pa pikė.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 5 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Vllaznia U19 vijon tĆ« fitojĆ« nĆ« kampionat dhe tĆ« kryesojĆ« me meritĆ« renditjen edhe pas …