Wednesday , 20 June 2018

VLLAZNIA – PARTIZANI LUHET TE DIELEN NE STADIUMIN “LORO BORIÇI”

Tashme nuk ka asnje dyshim qe takimi Vllaznia – Partizani do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Ky është vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit. Takimi do të luhet të dielën në orën 14:00 në kuadër të javës së 7-të të Kategorisë Superiore. Fillimisht takimi u mendua të luhej në fushën sportive “Reshit Rusi”, për shkak të nisjes së punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, por duket se punimet janë shtyrë. Sipas deklaratës së FSHF-së, punimet për barin e ri në fushën e stadiumit të Shkodrës do të nisin ditën e hënë.

Ky është një lajm i mirë në fakt për të dy tifozeritë, shkodrane dhe atë të kuqe, që pritet të jenë në numër të konsiderueshëm në stadium. Kjo do të jetë edhe sfida e parë për teknikun Gjoka në krye të Vllaznisë dhe synon ta nisë me një fitore, edhe pse ndaj Partizanit duket tepër e vështirë. Persa i perket gjendjes se lojtareve te dyja skuadrave, duhet theksuar se do te kete mungesa ne te dyja kampet. Keshtu te Vllaznia duket e sigurte mungesa e sulmuesit ganez Atsina. U premtua se do te rikthehej ndaj Kamzes pas demtimit te pesuar, por nje gje e tille nuk do te ndodhe as ndaj Partizanit. Edhe ne seancen e djeshme stervitore, Atsina u pa duke u stervitur i ndare nga pjesa tjeter e skuadres. Akoma nuk dihet kur do te jete i gatshem per shkodranet, nderkohe qe sulmi pritet ti besohet Ribajt.

Nga ana tjeter, sulmuesi shkodran i Partizanit, Xhevahir Sukaj, eshte nje mungese e sigurte per te kuqte. Ekipi nga kryeqyteti do te vuaje per 10 dite mungesen e ish-sulmuesit te Vllaznise. Gjithashtu, te sigurta jane edhe mungesat e Krasniqit, Çanit dhe Fejzullahut, ndersa ne dyshim per ndeshjen ndaj Vllaznise eshte edhe portjeri Alban Hoxha.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …