Breaking News

VLLAZNIA- PARTIZANI, SFIDAT INTERESANTE TË MOSHAVE

Java e 13-të e kampionateve të moshave ka dhuruar dy sfida shumë interesante, ato në mes ekipeve të Akademisë Vllaznia me ato të Partizanit. Këto takime do të luhen në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe priten me interes. Vllaznia U-19 aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 25 pikë ndërkohë që Partizani kryeson renditjen e këtij kampionati me 4 pikë më shumë. Fitorja e ekipit shkodran në këtë ndeshje do të thoshte që diferenca të shkojë në 1 pikë dhe për më tepër, kuqeblutë do të ishin në garë për të zënë një nga dy vendet e para që do të shkojnë pastaj në plej-of.

Mundësitë për të fituar ndaj skuadrës së kuqe ekzistojnë sepse vetëm dy javë përpara, Vllaznia e ka mundur këtë kundërshtar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, atë që u luajt në Tiranë. Në formacionin e trajnerit Zmijani në fakt ka një mungesë të rëndësishme për këtë takim, ajo e mbrojtësit Lekaj që është i grumbulluar me kombëtaren e kësaj grupmoshe për turneun e Italisë por kjo nuk do të përbëjë problem sepse ka lojtarë të tjerë që do ta zëvendësojnë me dinjitet.

Sakaq sfida në mes dy ekipeve të 17 vjeçarëve nuk pritet të ketë kaq shumë rivalitet. Kjo edhe për shkak të diferencës që kanë dy ekipet në renditje. Në këtë kampionat është Vllaznia që udhëheq renditjen me 31 pikë ndërkohë që Partizani mban vendin e gjashtë me 17 pikë. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë asgjë sepse shpeshherë këto dy ekipe kanë dhuruar ndeshje shumë interesante. Vllaznia padyshim që do të tentojë fitoren për të mbajtur vendin e parë dhe kjo gjë është plotësisht e arritshme sepse skuadra e drejtuar nga trajneri Nefail Zhejani ka treguar shumë stabilitet në lojërat e saj gjatë këtij kampionati.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI NE KRYE TE EKIPIT TE VLLAZNISE SE FEMRAVE NE VOLEJBOLL

Prej pak ditësh, Mark Kroqi i është rikthyer sërish detyrës së trajnerit, vetëm një vit …