Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA PËR FITORE EDHE TË DIELËN NDAJ KUKËSIT

Vllaznia do të luajë të dielën në ora 16: 45 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, në kuadrin e javës së pestë të Kategorisë Superiore. Pas rezultateve pozitive në katër javët e para, ekipi shkodran do të synojë edhe një të pestë, për të vijuar kësisoj të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit.

Pas ndeshjes me Teutën, futbollistët kuqeblu të enjten kanë zhvilluar një seancë rehabilituese, ndërkohë që sot kanë vijuar me procesin e zakonshëm stërvitor, duke u fokusuar tashmë tek sfida e rradhës ndaj Kukësit.

Për këtë ballafaqim, trajneri Brdariç nuk do të ketë të gatshëm futbollistin Isaevski që u ndëshkua me karton të kuq në Durrës dhe padyshim që kjo krijon problem për të, sepse për herë të parë në këto pesë javë, do t’i duhet të ndryshojë formacion.

Ende nuk është e qartë se kush do të luajë në vend të maqedonasit, por pavarësisht këtij fakti, asgjë nuk ndryshon në mënyrën e lojës dhe objektivin e kësaj ndeshje.

Vllaznia do të futet në fushë pasditen e së dielës me idetë e qarta për ta mundur Kukësin, një skuadër kjo që ka në përbërje elementë të mirë dhe që kërkon të marrë edhe ajo pikë në Shkodër.

Djemtë e drejtuar nga gjermano- kroati Brdariç kanë marrë vlerësime pozitive nga i gjithë opinioni sportiv për paraqitjet e tyre në katër javët e para dhe për rrjedhojë, duhet të vazhdojnë të bindin edhe në ndeshjet në vazhdim.

Kukësi është një tjetër test serioz për ta dhe njëkohësisht një tjetër mundësi e mirë për të treguar se jo rastësisht janë këtu ku janë sot.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …