Vllaznia perpara Apolonise me probleme demtimesh!

Ndeshja që Vllaznia do të luajë ditën e dielë ndaj Apolonisë, konsiderohet shumë e rëndësishme për kuqeblutë. Fakti që luhet në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, natyrisht që favorizon shkodranët megjithatë për ta nuk do të jetë aspak e lehtë fitorja. Presioni që po ushtrohet mbi trajnerin dhe zhurma e krijuar rreth skuadrës, sigurisht që I kanë vënë nën presion edhe futbollistët. Përpos kësa, edhe për këtë ndeshje, trajneri Raineri nuk do të ketë të gatshëm disa prej titullarëve.

Megjithatë lajmi I mirë është se sulmuesi Soza I ka lënë pas problemet shëndetësore që ka patur dhe do të jetë në fushë ndaj fierakëve. Megjithatë një tjetër lojtar që ka kaluar një gjendje gripale ka qenë edhe mbrojtësi Sykaj por ai duket se I ka lënë pas megjithatë nëse do luajë apo jo, kjo do vendoset vetëm një ditë para ndeshjes. E ndërsa Sykaj është në dyshim, dy futbollistë të tjerë është e sigurtë se nuk do jenë në fushë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Alis Baci që ende vuan një tërheqje muskulare.

Ndërkohë, në stërvitjen e djeshme është dëmtuar në gju edhe mesfushori Arlind Kalaja.Dëmtimi I tij duket serioz megjithatë stafi mjekësor do t’I bëjë një ekzaminim të specializuar në Tiranë për të verifikuar shkallën e dëmtimit dhe kohën sesa do të qëndrojë pushim. Pavarësisht këtyre mungesave, Vllaznisë patjetër që I duhet fitorja në këtë takim. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë duke menduar që hyrja e tifozëve të jetë falas për këtë ndeshje megjithatë kjo do të vendoset ditën e shtunë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …