Sunday , 29 November 2020

VLLAZNIA “PËRPLAS” ADEMIN ME VJERDHËN

Ishte planifikuar në pikën e parë të rendit të ditës, por edhe pse u shty për në fund të mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër, përsëri çështja për privatizimin e Vllaznisë nuk mori një zgjidhje.

Një pjesë e këshilltarëve u larguan nga mbledhja, ndërkohë këshilltari Arbis Vjerdha hodhi akuza ndaj ish administratorit Lici, por edhe administratorit aktual Naku.

Këto akuza, kryebashkiakja Voltana Ademi i quajti një turp i madh që u bëhet njerëzve të ndershëm, duke i dalë në mbrojtje Licit.

Por, Vjerdha shtoi tonet dhe vijoi akuzat…

Në fund, kjo pikë tepër e rëndësishme, në të cilën pritej hapja e proçedurave për privatizimin e Vllaznisë nuk u miratua, duke e shtyrë prë mbledhjen e radhës.

Lexoni dhe kete

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot …