Friday , 13 December 2019

VLLAZNIA PËSON EDHE HUMBJEN E DYTË NË LIGËN BALLKANIKE

Pas humbjes me malazezët e Ibar, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka pësuar një tjetër humbje në Ligën Ballkanike. Këtë herë ato ka dështuar në përpjekjet e saj për të fituar në Kosovë ndaj Pejës. Kjo e fundit e ka dominuar ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit të këtij qyteti dhe në fund ka triumfuar me rezultatin 78 me 67. Pejanët kanë kontrolluar gjithçka në këtë takim duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren ndonëse Vllaznia ka patur në përbërje plot 5 basketbollistë të huaj.

Kosovarët e nisën mirë ndeshjen duke udhëhequr që në fillim dhe perioda e parë do të mbyllej në shifrat 23 me 16 në favorin e tyre. Ekipi shkodran mundohet të ngushtojë shifrat në periodën e dytë por nuk ia del dhe dy ekipet shkojnë në pushimin e ndeshjes me rezultatin 48 me 35 në favor të Pejës. Duket qartë se ajo është më e vendosur për ta fituar këtë takim dhe në dy periodat e tjera thjesht kontrollon avantazhin. E treta mbyllet 63-48 ndërkohë që në të katërtën vendasit lëshojnë disi por pa e vënë në dyshim fitoren dhe i gjithë takimi do të mbyllej me rezultatin 78 me 67. Kjo ka qenë fitorja e dytë për ekipin e Pejës që kryeson renditjen e Ligës Ballkanike ndërkohë që Vllaznia mban vendin e fundit pas dy humbjeve të pësuara.

Nga basketbollistët kuqeblu,më i miri në këtë ndeshje ka rezultuar të jetë amerikani Kolin Voss që shënoi 19 pikë. Drejtuesit shkodranë e kanë deklaruar edhe më përpara që ekipi nuk ka pretendime në Ligën Ballkanike, por kjo nuk do të thotë se ata duhet t’i humbin të tetë ndeshjet e këtij edicioni. Megjithatë, Vllaznia tashmë duhet të fokusohet tek takimi i fundjavës për kampionat ku do të presë Partizanin në Shkodër dhe padyshim që i kërkohet fitorja.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …