VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri nga malazezët e Ibar. Ata e kishin mundur në Shkoder me rezultatin e ngushte 65-64 ndersa këtë herë, pavaresisht se me trajner te ri dhe me me shume lojtare te huaj, Ibar e ka mundur Vllaznine, me rezultat më të thelle, 93-75. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e së martës ne Rozhaje te Malit te Zi dhe ekipi shkodran ne kete menyre ka pesuar edhe humbjen e katert nder pese ndeshje te luajtura deri tani ne Ligen Ballkanike. Qe ne fillimin e ndeshjes, vendasit e Ibar e kane nisur ne avantazh ate dhe perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 22-12. Ne perioden e dyte Vllaznia riparon diçka ne lojen e saj dhe arrin te ngushtoje shifrat duke bere qe dy ekipet te shkojne ne pushim me rezultatin 40-35 per vendasit serish. Ne perioden e trete, Ibar e ka shtuar avantazhi dhe ajo ka rregjistruar rezultatin 64-51 ne favor te vendasve. Ne te fundit nderkohe malazezet kane rritur presionin dhe kane thelluar edhe me shume avantazhin duke mbyllur te gjithe ndeshjen me rezultatin 93-75. Më i miri për kuqeblutë ka qenë amerikani Voss me 22 pikë të shënuar ndërkohë që ka munguar në këtë ndeshje amerikani tjetër Perine dhe bosnjakua Barukçija.  Vllaznia ne kete menyre ndonese me trajner të ri, po tregon se e ka te veshtire te rivalizoje me ekipet e tjera pjesmarrese ne Ligen Ballkanike. Për këtë arsye ajo ka koleksionuar humbjen e katërt në pesë ndeshje të luajtura, por sakaq, nuk ka shumë kohë për të humbur sepse duhet të nisë përgatitjet për sfidën e së dieles për kampionat me Teutën në Shkodër, sfidë që duhet fituar patjetër.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA RIKTHEHET FRIKA E PANDEMISË

Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në Shkodër dhe Shqipëri këto 2-3 ditët e fundit ka …