Monday , 21 January 2019

VLLAZNIA PRANË AKORDIT ME NJË BASKETBOLLIST CILËSOR

Pas dështimit me dy prej tre amerikanëve, drejtuesit e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë po vazhdojnë përpjekjet për përforcimin e tij me lojtarë të tjerë. Dhe ndërsa në ditët në vijim pritet të vijnë sërish disa lojtarë të tjerë të huaj për t’u provuar, presidenti Xhaferi po synon edhe pistën e kampionatit shqiptar. Pasi nuk ka mundur t’i rrëmbejë dot Daniel Lekndreajn ekipit të Partizanit, po sheh të gjithë opsionet e tjera.

Nga sa bëhet e ditur, bisedimet po vazhdojnë me njërin prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar dhe akordi mund të arrihet brenda ndërrimit të viteve. Emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të bisedimeve që po krijohen megjithatë shanset janë që gjithçka të mbyllet në mënyrën e duhur dhe ai të bëhet basketbollist i Vllaznisë për gjysmën e dytë të sezonit. Me shumë të ngjarë lojtari që po kërkojnë shkodranët duhet të jetë basketbollist i ekipit të Tiranës, ekip ky që po kalon momente jo të mira nga ana financiare dhe oferta e presidentit Xhaferi mund ta ketë joshur atë. Duhet thënë se shkodranët e kanë mëse të nevojshme përforcimin me lojtarë cilësorë. Vllaznia ka arritur vetëm një fitore në dhjetë javë kampionat dhe ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes.

Ardhja e presidentit të ri si dhe e drejtorit teknik Altin Halili dhe trajnerit kroat Neven Plantak, ka sjellë një frymë ndryshe në skuadër por kjo nuk ka mjaftuar për momentin. Edhe amerikanët e ardhur nuk sollën ndryshimin e duhur dhe prandaj u vendos që dy prej tyre të largohen . Tashmë po priten basketbollistë cilësorë sepse kuqebluve u duhet patjetër të largohen sa më shpejt nga fundi i tabelës së renditjes.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU MË ENTUZIAST PAS PËRFORCIMEVE TË FUNDIT

Katër lojtarët e afruar së fundi duket se e kanë forcuar edhe më shumë ekipin …