Sunday , 27 September 2020

VLLAZNIA PRET EDHE DILAVER, MERKATOJA ENDE E HAPUR

Vllaznia e sezonit të ri është shndërruar në një kantier ndërtimi. Prej saj janë larguar shumë lojtarë dhe ato janë zëvendësuar me të tjerë, të cilët kanë krijuar një skuadër me të cilën pritet të rivalizojnë për në Europë. Ditën e djeshme, klubi shkodran ka prezantuar blerjen e rradhës, mbrojtësin Eni Imami I cili menjëherë pas hedhjes së firmës, ka nxituar të nisë stërvitjen me ekipin.

Por sakaq, ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shkodër edhe sulmuesi Haris Dilaver. Me boshnjakun thuhet të jetë arritur akordi dhe pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë. Me marrjen edhe të këtij lojtari, duket se Vllaznia e plotëson organikën e saj ashtu si duhet në çdo repart, megjithatë burime pranë drejtuesve të klubit bëjnë të ditur se merkatoja ende nuk është mbyllur për ta.

Fakti që ajo është shtyrë deri më 2 tetor, ka bërë që te Vllaznia të mendojnë edhe për lëvizje të tjera. Gjatë këtyre ditëve do të shihet performance e gjithësecilit dhe nëse ndonjë nuk bind aq sa duhet, do të largohet. E rëndësishme është që të ndërtohet një ekip I fortë dhe me objektiva të qarta për të synuar Kupat e Europës.

Për ta bërë këtë gjë, padyshim që duhen lojtarë të mirë dhe trajneri Brdariç e ka të qartë tashmë se çfarë I duhet për të arritur këtë gjë. Gjatë kësaj periudhe në fakt, tekniku gjermano- kroat nuk I ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët sepse disa prej tyre janë dëmtuar dhe vijojnë të jenë të tillë, por me siguri që në ditët në vijim do të jetë ndryshe.

Lexoni dhe kete

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje …