Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA PRET EDHE DY PËRFORCIME TË TJERA

6 ditë para fillimit të kampionatit dhe 13 ditë para mbylljes së merkatos, tek Vllaznia duken të vendosur për të kërkuar të tjerë lojtarë cilësorë për ta plotësuar edhe më mirë ekipin për sezonin e ri futbollistik. Vëmendja kryesore, ashtu siç pat deklaruar edhe trajneri Jonuz do të jetë tashmë tek gjetja edhe e një sulmuesi tjetër dhe po ashtu e një mesfushori fantazist. Kontaktet e drejtorit sportiv dhe trajnerit me lojtarë të ndryshëm vazhdojnë dhe shumë shpejt pritet të konkretizohet. Vllaznia e sezonit të ri duket e tjetërsuar nga ajo e viteve të fundit. Shumë lojtarë janë larguar dhe në vend të tyre kanë ardhur të tjerë.

Vetëm gjatë këtyre ditëve janë disa futbollistë shkodranë të cilët i kanë dhënë lamtumirën skuadrës kuqeblu. Tre prej tyre tashmë kanë firmosur tek Flamurtari, pikërisht Xhevahir Sukaj, Olsi Gocaj dhe Denis Pjeshka. Sakaq mbrojtësi Antonio Marku është bërë pjesë e ekipit të Drenicës në Kosovë.

Tifozët shkodranë duken të ndarë më dysh. Një pjesë e mirë e tyre janë të mendimit se drejtuesit e klubit nuk duhej t’i kishin lejuar të largohen këto futbollistë shkodranë, ndërsa të tjerë deklarojnë se situata e Vllaznisë në këto vitet e fundit ka qenë e tillë prej këtyre lojtarëve dhe është marrë vendimi i duhur për t’i lënë të lirë ata. Megjithatë ajo që mbetet është skuadra e cila tashmë është në përgatitjet e fundit për kampionatin e ri dhe shpresat janë të mëdha për një Vllazni ndryshe.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …